Nderim Nexhipi e tha hapur, që Kukësi mund të vendosë premio që të ndalet Tirana nëse ata lënë pikë në Gjirokastër ditën e sotme. Në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli”, drejtori sportiv i Kukësit zbuloi se ekipi ka premio për tre ndeshjet e para.
“Në tre ndeshjet e para presidenti ka vënë premio. Shpresojmë të fitojmë”, tha fillimisht Nexhipi, i cili u ngacmua më pas nëse do japin premio për ekipet e tjera në vazhdim.
“Nëse humb pikë sot Tirana, patjetër do ia sugjerojmë. Presidenti ka kaq kohë në futboll dhe i di këto gjëra, nuk ëshët diçka e jashtëligjshme. Gjithsesi ka edhe shumë pikë në lojë dhe do mundohemi deri në fund të marrim maksimumin”, tha mes të tjerash Nexhipi. /abcnews.al