Artistët e rinj në pandemi të frymëzuar nga nostalgjia fëminore dhe nudo

schedule16:41 - 7 Qershor, 2020

schedule 16:41 - 7 Qershor, 2020

Periudha e pandemisë, ka dimensionuar ndryshe shume ç’ka. Izolimi për artistët është i natyrshëm, pasi për të krijuar duhet një shkëputje nga aspekti social, për t’u mbyllur në vetminë krijuese e cila, thyhet vetëm nga zhurma e gdhendjes, apo përshpëritja e penelave.

Alem Toska dhe Xhulia Jaku  janë dy studentë të cilët pritet të përmbyllin studimet në skulpturë dhe pikturë  dhe këtë kohë e kanë shfrytëzuar për të realizuar punimet për mbrojtjen e diplomës.

“Gjithë kohën e izolimit ne kemi qenë këtu duke punuar. Jo vetëm për mua por edhe për të gjithë kolegët e mi. Nudo është pika e dobët e krijimtarisë time. Sa më shumë që të punojmë aq më mirë do jetë për mentalitetin shqiptar. Nudot e mia janë kryesisht të realizuara në mermer”, shprehet Alem.

Nëse Xhulia ka preferuar që të rikthehet pas në fëmijëri, në formë nostalgjie me gjuhen e pikturës Alen mbetet i lidhur ngushtë me lakiminë femërore.

“Kjo kohë më ngacmoi shumë për faktin se të qëndrosh brenda të bën të reflektosh. Mu duk ideja më e mirë të sillja pak nostalgji tek të gjithë. Kam pak fëmijë që luajnë me karroca me guzhineta”, thotë Xhulia.

Nga ana tjetër i riu nga Ballshi jep një shembull pozitiv se me punë gjithçka mund të realizohet.

“Frymëzimin duhet ta kërkosh, po nuk e kërkove nuk të realizohet. Shikoj që shumë studentë ia hedhin fajin shkollës, sepse nuk punojnë vetë”, shprehet i riu. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!