Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bennacer më i kërkuari te Milani, në garë edhe gjiganti spanjoll

schedule13:12 - 7 Qershor, 2020

schedule 13:12 - 7 Qershor, 2020

PSG, Manchester City, tani edhe Real Madrid. Gara po bëhet interesante për shërbimet e Ismael Bennacer, mesfushorin e Milanit që mund të largohet nëse një klub arkëton në llogaritë e kuqezinjve shumën e 50 milion eurove. Kjo për shkak të një klauzole të përfshirë në kontratën mes palëve.

Foot Mercato raporton se Bennacer tani po shikohet me kujdes edhe Real Madrid, që në fakt kanë një tjetër objektiv kryesor, 17 vjeccarin Eduardo Camavinga. Lojtari i Renne preferohet nga trajneri Zinedine Zidane, por transferimi i lojtarit të Milanit konsiderohet më i lehtë.

Real ende vijon të punojë për Camavinga dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, atëherë Bennacer do të kthehej në objektivin kryesor për mesfushën. Algjeriani po mbyll sezonin e parë te Milani, që një vit më parë e bleu për 16 milion euro nga Empoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!