Sherr mes disa personave në Lungomare, njëri prej tyre nxjerr pistoletën. Panik tek qytetarët

schedule12:32 - 7 Qershor, 2020

schedule 12:32 - 7 Qershor, 2020

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e sotme në Lungomaren e Vlorës.

Disa persona janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Një prej tyre ka nxjerrë edhe pistoletën por fatmirësisht nuk ka mundur ta shkrepë pasi i ka rënë nga dora.

Sherri ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë të ndodhur pranë vendit të ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë në këtë konflikt dhe as shkaqet që kanë sjellë nisjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!