Fakulteti i Mjeksisë në Tiranë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe ortopedit të njohur Prof.Dr.Panajot Boga.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, fakulteti thekson se profesor Boga qëndron hijshëm dhe zbukuron panteonin e mjeksisë shqiptare.
Boga është një ndër shembujt më jetësorë dhe me vlerë kombëtare që rrezaton nga vendi më i lartë i nderit të historisë së mjekësisë kombëtare.
“Me ndarjen nga jeta,të themeluesit dhe mjeshtrit duar artë të ortopedisë shqiptare, kjo degë e mjekësisë humbi një nga pionierët e parë të ngritjes cilësore të saj. Në korridoret e shërbimit ku ai punonte nuk do të ndjehen më hapat e ecjes së tij, nuk do të dëgjohet më zëri i tij kumbues , të gjithëve do ju mungojë figura e tij. Korifenj e shkencëtarë si Prof Dr.Panajot Boga kërkojnë kohë të përsëriten”, shkruhet ndër të tjera në këtë postim.
Gjithashtu bëhet me dije se homazhet për profesor Bogën bëhen me dije se homazhet do të zhvillohen nesër në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë, ora 10.00 – 13.00.
Postimi i plotë:
Ai u nda nga jeta më 07.06.2020 , në moshën 88 vjeçare ; me plot cilësi e virtyte humane, përvojë e pjekuri profesionale të niveleve më të larta, dashuri e respekt nga kolegët e pacientët dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. Ai la ne pikëllim të thellë dy djemtë e tij, Gencin dhe Ilian; si edhe bashkëshorten e tij Znj. Lejla . Aktiviteti i tij kirurgjkal, filloi që në vitin 1957,fillimisht si kirurg i përgjithëshëm e më pas si kirurg ortoped. Në këtë veprimtari, përfshihet puna mësim dhënëse e mjekuese, aktiviteti kirurgjikal e organizues, depistues, novator e ideator dhe zbatues në praktikë i teknikave kirurgjikale më bashkohore në ortopedi. Prof.Dr. Boga, gjatë kualifikimit të tij akademik, ka kaluar e ngjitur të gjitha shkallët e hierarkisë vlerësuese, duke punuar në tema shkencore interesante dhe të pa lëvruara deri në atë kohë, duke diskutuar e dhënë dhe ide personale.
Të gjitha këto studime, në ditët tona janë një pasuri e bibliotekave mjeksore shqiptare. Për këto cilësi, ai njihet dhe nderohet në historinë e ortopedisë shqiptare. Ai ka qënë në pararojë të të gjitha veprimtarive të karakterit shkencor, parandalues dhe mjekues. Për kohën që ato u arritën, rezultatet kanë qënë të një niveli të lartë. Ato u implementuan në punën praktike kirurgjikale, madje shërbyen edhe u ngritën në rang protokollesh të pa neglizhueshme dhe apsolutisht të zbatueshme në punën e përditëshme, nga ai vetë dhe bashkëkolegët e tij.
Shkencëtar e novator me bindje të qarta bashkohore, vizion te gjërë e aftësi shëmbullore organizative e profesionale. Ai nuk e ndau asnjëherë studimin dhe pasurimin me dije moderne si dhe lidhjen e njohurive teorike me ato praktike, duke shtuar në to edhe ide e mendime nga përvoja personale. Si rezultat i ekzigjencës e këmbënguljes së tij, rigorozitetit ndaj kërkesave pa asnjë lëshim ndaj vehtes dhe kolegëve, ai e ngriti nivelin e ortopedisë e traumatologjisë lokomotore shqiptare, në stade të admirueshme. Në sajë të punës së tij, madje edhe tani “post mortem”; në të gjitha rrethet e Shqipërisë ndjehet puna e tij mjekuese, ndjehet vazhdimesia e brezave nga nxënësit e tij për të gjithë veprimtarinë mjeksore të rutinës së përditëshme , por jo vetëm kaq . Figurës së shquar të kirurgut ortoped të talentuar, i bën jehonë e gjithë veprimtaria shkencore e mjekuese e shërbimit që ai drejtoi për gjysëm shekulli dhe në nder të kësaj jehone dhe pune kolosale mjekuese; me Vendim të Ministrisë së Shëndetësisë sot, ai quhet :
-”SHERBIMI UNIVERSITAR SPITALOR ORTOPEDI-TRAUMATOLOGJI, “Prof. Dr. Panajot Boga.”
Gjirokastra, djalit të saj, që e rriti dhe e arsimoi i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi i Gjirokastrës.”
Prof.Dr. Panajot Boga për veprimtari të dalluar shkencore është anetar i SOFCOT- Ai, gjithashtu, është anetar i Kongresit Ballkanik të Orthopedisë e Traumatologjisë
Organizator dhe pjesmarës aktiv në depistimet masive dhe të gjëra për anomalitë kongenitale, duke shkuar me bashkëkolegët e tij në skajet më të largëta të Shqipërisë. Prof.Dr.Panajot Boga, është themelues i revistës shkencore“Punime Kirurgjikale”
Kuvendi popullor i ka akorduar Çmimin e Republikës të shkallës së dytë. Kuvendi popullor i ka akorduar edhe Titullin “Mjeshtër i madh i punës “
Në literaturën ortopedike ka teknika kirurgjikale, të ideuara e vëna në zbatim nga Prof.Dr.Boga. Prof Dr .Panajot Boga është modeli i shëmbullit shumë pozitiv i mjeksisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti i asaj orthopedike, burim frymëzimi për të gjithë ata, që kanë patur nderin të punojnë me të. Përvoja e të ndjerit Prof.Dr. Panajot Boga është një asset kombëtar në lëmin e kirurgjisë orthopedike e traumatologjisë lokomotore.Përvoja e tij është një rrugë e suksesëshme, e shkelur, e reklamuar dhe e vërtetuar nga puna e tij dhe e shërbimit, që ai ka drejtuar, si dhe nga veprimtaria ende jetësore e nxënësve të tij që edukoi dhe la pas.
Portreti i të ndjerit Prof.Dr.Panajot Boga qëndron hijshëm dhe zbukuron panteonin e mjeksisë shqiptare Ai është nga shëmbujt më jetsorë dhe me vlerë kombëtare që rezaton nga vëndi më i lartë i nderit të historisë së mjeksisë kombëtare.Me ndarjen nga jeta,të themeluesit dhe mjeshtrit duar artë të orthopedisë shqiptare, kjo degë e mjeksisë humbi një nga pionierët e parë të ngritjes cilësore të saj. Në koridoret e shërbimit ku ai punonte nuk do të ndjehen më hapat e ecjes së tij, nuk do të dëgjohet më zëri i tij kumbues , të gjithëve do ju mungojë figura e tij. Korifenj e shkencëtarë si Prof Dr.Panajot Boga kërkojnë kohë të përsëriten.
I përjetshëm Kujtimi dhe Vepra e tij.
Homazhet behen neser ne mjediset e Fakultetit te Mjekesise, ora 10.00 – 13.00.
DEKANATI./abcnews.al