“Barcelona donte të më shiste, isha afër Interit! Një bisedë ndryshoi gjithçka”

schedule09:35 - 7 Qershor, 2020

schedule 09:35 - 7 Qershor, 2020

Xavi është një ndër mesfushorët më të mirë në histori. Spanjolli ka fituar gjithçka, qoftë në rang klubi me Barcelonën apo në nivel kombëtareje me Spanjën. 40-vjeçari, i cili ka nisur karrierën e trajnerit dhe drejton Al Sadd në Katar, ka rrëfyer një prapaskenë interesante për DAZN.

Ishte vera e vitit 2008 dhe Barcelona ishte gati ta shiste tek Interi ose Bayern Munchen. Për fat të mirë, në pankinë sapo kishte ardhur Pep Guardiola, i cili bllokoi largimin e Xavit. “Sapo kishim fituar Evropianin dhe Txiki Begiristain erdhi e më tregoi se Barcelona kishte vendosur të më shiste.

Shkova të bisedoja me Guardiolën dhe ndryshoi gjithçka. Nuk mendoja më për Interin apo Bayern Munchen. Pep më tha se nuk e imagjinonte Barcelonën pa mua në skuadër”, zbulon ish-mesfushori i madh spanjoll. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!