Robert Lewandowski nuk mund të qëndronte dot pa shënuar. Polaku ka realizuar golin e katërt për Bayern Munchen, që kryeson 1-4 në fushën e Bayer Leverkusen. Mbrojtje skandaloze e “Aspirinave” dhe dy lojtarë miq të lirë në zonë në mesin e pjesës së dytë.
Polaku shfrytëzoi një kros të Muller (asisti numër 20, më i miri në Evropë për momentin), i “vodhi” kohën Goretzkas dhe shënoi me kokë. Goli i 30-të në kampionat për bomberin 31-vjeçar, i cili barazon rekordin personal të golave të shënuar gjatë një sezoni në Bundesligë.
Kaq herë kishte shënuar në sezonet 2015/2016 dhe 2016/2017, po me Bayern Munchen. Leva ka edhe shumë ndeshje përpara për të përmirësuar rekordin e tij të golave. /abcnews.al