Sipas hetuesve britanikë, kontakti i parë që ish spiuni rus Skripal dhe vajza e tij Julia kanë pasur me helmin ka ndodhur në derën e shtëpisë së tyre në Salisbur. Në këtë mënyrë rrëzohet hipoteza se helmi ka qenë në valixhen e Julias, e cila erdhi nga Moska në Britaninë e Madhe për të takuar babain e saj.
Policia britanike ka arritur në përfundimin se kontakti fatal me agjentin nevin që helmoi në katër mars në Salisbur ish spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia, ka ndodhur në derën e shtëpisë së tyre. Lajmi raportohet nga BBC e cila citon burime të Scotland Yard. Bien në këtë mënyrë hipotezat se substanca kimike ndodhej në valixhen e vajzës së tij Julia që vinte nga Moska apo në sistemin e ventilimit të automjetit të tyre.
Çështja Skripal për Moskën mbetet një provokim i rëndë politik dhe një vepër e shërbimeve special britanike. Tashmë i takon Londrës që të vërtetojë të kundërtën. Përndryshe Rusia do e konsiderojë të gjithë çështje si një atentat ndaj jetës së qytetarëve të saj. Por hetimet vazhdojnë.
Sipas Scotland Yard kontakti me agjentin nervin që po rrezikon akoma jetën e ish spiunit rus dhe vajzës së tij Julia ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Salisbur, ku përqendrimi më i madh i substancës toksike është verifikuar në derën e shtëpisë, pra në territorin britanik.
Ndërsa kryeministrja bitanike Tereza Mej lavdëroi presidentin amerikan Donald Tramp rreth vendimit për të dëbuar 60 diplomatë rusë nga vendi, si dhe vlerësoi dëbimet e kryera nga 26 vende të tjera, Kremlini premtoi se reagimi i tij do të vinte në kohën e duhur dhe i tillë për të respektuar interesat e Rusisë. /abcnews.al