Protestuesit janë mbledhur në qytete të mëdha në të gjithë Australinë duke kërkuar drejtësi mbi vdekjen e minoriteteve në arrest policor në solidaritet me lëvizjen Black Lives Matter.
Rreth 10,000 njerëz u mblodhën në qendrën e Sidneit të shtunën pasi një gjykatë rrëzoi një urdhër të mëparshëm që vendosi që çdo protestë është e paligjshme për shkak të mosrespektimit të distances sociale. Demonstrata të ngjashme pati në Brisbane, Melbourne dhe Adelaide, me protestuesit që mbanin parulla dhe brohorisnin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”.
Demostratat u organizuan nga grupe indigjene të të drejtave – ndër të tjera – nën pankartën “Stop vdekjeve të njerëzve me ngjyrë në paraburgim”.
Jeremy, 27 vjeç, i cili nuk zbuloi mbiemrin e tij, mori pjesë në marshimin në Sidnej. “Të dija se unë qëndroj mbi supet e njerëzve me ngjyrë, të kuqërremtë para meje, të cilët më kanë kufizuar të jetoj jetën që unë dua , duhet të pyes veten nëse do të isha paraardhësi që njerëzit pas meje kishin nevojë që unë të isha,” tha ai për CNN.
“Ndryshimi duhet të ndodhë. Unë dua ta shoh ndryshimin në sistemin arsimor, dhe tek njerëzit në pushtet. /abcnews.al