AC Ajaccio ka menduar të nënshkruajë një kontratë të re me mesfushorin Qazim Laçi, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 dhe kishte marrë një ftesë edhe nga kombëtarja e madhe për sfidat miqësore të muajit mars.
Ato u anuluan për shkak të pandemisë dhe Laçi do të presë një shans tjetër nga trajneri Edoardo Reja. Ditën e sotme është zyrtarizuar nënshkrimi i kontratës së re me AC Ajaccio dhe do të zgjatë deri në verën e vitit 2023.
Laçi, më parë ka qenë pjesë e Olympiacos, për ta kaluar në Qipro tek Apoel dhe më pas në Greqi te Levadiakos. Prej vitit 2017 ai kaloi në Francë dhe do të vijojë të luajë për skuadrën aktuale. Mesfushori është aktivizuar me AC Ajaccio 67 ndeshje në Ligue 2 dhe ka shënuar 6 gola. /abcnews.al
La saison prochaine, l’équipe pourra compter sur la présence de Qazim Laci ! ??⚪️https://t.co/MIZuVWlDEP
— AC Ajaccio (@ACAjaccio) June 6, 2020