Lorenzo Insigne ka festuar 29 vjetorin e lindjes dy ditë më parë. Ylli i Napolit sigurisht që ka festuar dhe ka marrë dhurata të ndryshme. Më të veçantën ia ka bërë Jenny Darone, partnerja e tij. Ajo e ka befasuar anësorin me një “mjet fluturues”.
Një Lamborghini Huracan EVO për Insigne, që tani nuk mund të kapet nëpër rrugët e qytetit. Sulmuesi e ka gjetur dhuratën e tij poshtë shtëpisë, me një shirit të kuq në të.
206 mijë euro të shpenzuara, për fjalën e fundit të markës Lamborghini. Shpejtësia maksimale shkon në 325 km/n, ndërkohë që shpejtësinë 100 km/h e kap për 2.9 sekonda. Hysaj, të bëhet gati për një garë me Insigne. /abcnews.al