Pas marrëveshjes së mbrëmshme për Reformën Zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës, nevojiten edhe votat e opozitës parlamentare në Kuvend në mënyrë që ajo të miratohet.
Rrjedhimisht, krerët e opozitës parlamentare janë thirrur sot në rezidencës e ambasadores amerikane Yuri Kim.
Lexo edhe: DOKUMENTI/ 12 pikat që nënshkruan palët për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore
Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja, në rezidencë kanë mbërritur krerët e grupeve parlamentare të opozitës Nimet Musai, Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku.
E pranishme në këtë takim është edhe Rudina Hajdari, e cila ka qenë përfaqësuesja e opozitës parlamentare në tryezën e Këshillit Politik.
Më herët, 29 deputetë nga opozita parlamentare i dërguan një letër ambasadores Yuri Kim duke kërkuar që të jenë më aktivë në negociatat për Reformën Zgjedhore, gjë të cilën e kushtëzuan edhe me dhënien e votës për miratimin e saj në Kuvend.
Kështu, thirrja e tyre në rezidencën e ambasadores Yuri Kim lidhet me bindjen e tyre për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat duhet të kalojnë tani në komisionet parlamentare dhe më pas me votim në Kuvend. /abcnews.al