Ndalohet shefi i policisë së Fushë Arrëzit: Abuzoi seksualisht me vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin

schedule23:04 - 5 Qershor, 2020

schedule 23:04 - 5 Qershor, 2020

Shefi i Stacionit Policor Fushë Arrëz, Izmir Duraku  është ndaluar mbrëmjen e sotme pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ndalimi i tij është bërë nga drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Sipas policisë, bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

Ky është skandali i dytë seksual brenda pak ditëve, pas ngjarjes në Barru, ku një 15-vjeçare përmes shantazhit ishte abuzuar nga drejtoi i shkollës ku mësonte, si dhe disa të rinj të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Shkodēr – Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se

Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

/abcnews.al