Hajdari: Hoqa dorë nga sistemi për të mos bllokuar integrimin, mora garanci nga SHBA dhe BE

schedule21:20 - 5 Qershor, 2020

schedule 21:20 - 5 Qershor, 2020

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore ka deklaruar në fund të tryezës që prodhoi marrëveshjen e shumëpritur se hoqi dorë nga sistemi zgjedhor për të mos penguar rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Hajdari tha se ka marrë garanci nga SHBA dhe BE për rishikimin e sistemit zgjedhor dhe çështjen e referendumeve, të cilin e ka depozituar në Kuvend.

“Sot pati një marrëveshje dhe besoj ësghtë një gjë shumë e rëndësishjme për Shqipërinë. Duhej të kishim një kompromis. Nuk ka qenë një gjë e lehtë se që kjo të ishte një reformë duhet të kishte edhe elementë të tjerë. Duhej të shpreheshim për sistemin zgjedhor.

Ajo që mund të them sot është se minimalisht nëse do e bllokonim këtë marrëveshje, atëherë do dukej sikur unë nuk e dua rrugën drejt BE. Për t’ia shtruar rrugën Shqipërisë për të gjithë reformat që të mos kemi ngecie. Duhet të jemi vigjilen sepse në Shqipëri ka dëmtim të demokracish. E dimë shumë mirë se PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton si plaçkë të vet.

Shumë njerëz kur kanë parë sa e drejtë është kjo kauzë, kjo bisedë është hapur në çdo tavolinë. Të gjithë janë koshient që hapja e listave ëshjtë gjëja më e rëndësishme që mund t’i ndodhë këtij vendi. Që kushdo që të vijë të mos sillet si Edi Rama. Ne kemi parë të njëjtit aktorë. Uroja që ta përshinim këtë pikë. Nuk mund t’i ngjanim BE nëse nuk e adoptojmë këtë pikë.

Duhet të kemi deputetët që japin llogari te qytetarët dhe fitojuni besim e qytetareve.Sot mora garanci nga BE dhe SHBA se bisedimi për ndryshimi e sistemit do vazhdojë dhe do flasim edhe për ligjin e referendumeve që unë e kam depozituar në Kuvend. Duhet të kemi vendosmëri që këto çështje të ecim përpara”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!