Që nga momenti që ambasadorja amerikane Yuri Kim theksoi se në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, topi është në fushën e liderit të opozitës, Basha prej dy ditësh ka vijuar takimet në selinë blu bashkë me aletatët e tij dhe me Oerd Bylykbashin.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se burime nga selia blu i kanë konfirmuar se kryedemokrati përveç takimit me aleatët kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, ka pasur kontakte të ndryshme dhe me ambasadorë të ndryshëm.
Lexo edhe: Basha ende pa përgjigje për “Zgjedhoren”, formula e komisioneve pa përfaqësues politik ndan palët
Ndërkohë çështja e vetme që ndan palët është depolitizimi i reformës zgjedhore. Shumica është me rekomandimin e OSBE-së për depolitizim të plotë. Ndërsa opozita kërkon që komisionerët të jenë politikë./abcnews.al