BE premton 300 milionë euro për të vaksinuar fëmijët

schedule08:29 - 5 Qershor, 2020

schedule 08:29 - 5 Qershor, 2020

Komisioni Europian është i përkushtuar të dhurojë 300 milion euro gjatë pesë viteve të ardhshme për të vaksinuar qindra miliona fëmijë në të gjithë botën dhe për të financuar rezervat e vaksinave kundër pandemive të ardhshme.

Sipas ANSA, njoftimi do të bëhet zyrtar nga presidentja e ekzekutivit, Ursula von der Leyen, gjatë ‘Samitit Global të Vaksinave’ të organizuar nga Gavi, aleanca botërore për vaksinat.

“Vaksinat mund të shpëtojnë jetë vetëm nëse të gjithë ata që kanë nevojë mund t’i përdorin ato, veçanërisht në komunitetet më të prekshme dhe rajone të botës – tha von der Leyen.

Unë jam e kënaqur që Komisioni Europian mund të mbështesë Gavi në një përpjekje të tillë thelbësore që do të na ndihmojë të kapërcejmë këtë pandemi dhe të shmangim të tjerat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!