FOTO/ “UBER” sponsor dhe shtëpia mbi fanellë, uniforma e Marseille bëhet virale

schedule20:58 - 4 Qershor, 2020

schedule 20:58 - 4 Qershor, 2020

Jemi mësuar që gjatë muajve të verës, të njihemi me projektet e reja të klubeve të ndryshme për sezonin e ri, sponsorët, fanellat, lëvizjet në merkato dhe ndërrime trajnerësh.

Por ndryshe nga sezonet e tjera, ky do të jetë ndryshe, normalisht për shkak të pandemisë Koronavirus. Kampionatet nuk kanë mbaruar dhe do të vazhdojnë gjatë verës, përveç atij francez, u cili u anulua.

Si pasojë, klubet e Ligue 1 kanë nisur normalisht përgatitjet për sezonin e ri, që është parashikuar të rifillojë në muajin shtator. Marseille ka publikuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm dhe uniforma e dytë, është me të vërtetë e veçante.

“Uber Eats” do të jetë sponsor kryesor, ndërsa në dizajn, janë stampuar shumë shtëpi njëra mbi tjetrën. E sigurt të thuhet se kjo uniformë, nuk është pritur aspak mirë, pasi shumë komente ironizuese dhe qesharake u postuan në faqen zyrtare të klubit francez. Juve, si ju duket?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!