Mjeku zbulon enigmën e Da Vinçit: Njeriu shihet si qendra e botës

schedule10:00 - 4 Qershor, 2020

schedule 10:00 - 4 Qershor, 2020

Mjeku Apostol Vaso në “ABC e mëngjesit” ka folur për njeriun vitruvian.

Ai shpjegoi se filozofia qëndron në faktin se njeriu shihet si qendra e botës, ndërsa shtoi se njeriu është vetë kozmosi.

“Nuk është se figura e Leonardos shpreh universin, por universi është pjesë e kësaj figure, në kuptimin konceptual të gjërave. Jemi mësuar me një lëvizje që nga njëqelizori kemi ardhur te njeriu.

Aty rezulton që vitruvusi, ose Aristoteli apo komplet filozofia e Greqisë së lashtë shkon edhe më thellë, pasi e shikojnë njeriun  si qendrën e botës.

Njeriu është vetë kozmosi. Njeriu është dy sepse është trup dhe ndërgjegje. Çdo qenie biologjike në bazën e vet ka instinktin e vetëmbrojtjes”, tha më tej Vaso./abcnews.al