Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë ka tronditur opinionin publik.
Tronditja e shoqërisë është shfaqur me reagime të shumta në rrjetet sociale por jo vetëm.

Siç shihet në fotot e mbërritura në ABC News, shoqëria ka filluar të reagojë edhe përmes parrullave.

Në parulla përcillen mesazhe kundër përdhunuesve por me anë të tyre shprehet edhe mbështetje ndaj viktimës së këtij krimi.

Në disa prej parullave shkruhet:
“Ti nuk ke Faj!
FAJTORËT:
SHTETI
POLICIA
MEDIA
PERDHUNUESI”
Në një tjetër parullë shkruhet :
“Pedofilët e kanë vendin në burg jo në shkollë!”

Këto parulla janë parë në muret e Shkollës “Çajupi”, në Ministrinë e Arsimit, në shkollën “Ali Demi”, në shkollën “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe në ish-zonën e Kombinatit në Tiranë./abcnews.al

