Miratohet me 61 vota qeveria e Avdullah Hotit

schedule13:17 - 3 Qershor, 2020

schedule 13:17 - 3 Qershor, 2020

Parlamenti në Kosovë ka votuar qeverinë e re të kryesuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, me 61 vota. Për qeverinë e re të Kosovës votuan 61 deputetë “Pro”, 24 “Kundër” dhe 1 “Abstenim”. Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë.

Kështu nga sot e tutje Kosova do të ketë qeverinë e re, përbërja e së cilës është kjo:

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë

Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Skënder Reçica– Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural

Dalibor Jevtic – Ministër për Kthim dhe Komunitete.

Votimi në Kuvendin e Kosovës erdhi pas rrëzimit të qeverisë Kurti më 25 mars me një mocion mosbesimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!