Drita kërkon titullin kampion dhe me lëvizjet e bëra këto dy ditë ka përcjellë një mesazh besimi për punën e bërë nga trajneri Ardian Nuhiu, i cili ka firmosur një kontratë të re. Marrëveshja zgjatet me dy vite, ndërkohë që nuk është i vetmi që ka firmosur.
Hapi i parë u hodh me kapitenin, Ardian Limanin. Qendërmbrojtësi nënshkroi deri në verën e vitit 2022, duke mos u joshur nga një tjetër aventurë jashtë Kosovës. Partizani në verë e tentoi, por nuk i bëri ofertën e duhur. Në të shkuarën edhe Tirana ishte lakuar si opsion për të.
Në orët e vona të ditës së djeshme ka pasur edhe një tjetër zyrtarizimin, që me siguri i ka kënaqur tifozët e Dritës. Ardian Cuculi, një nga lojtarët kryesorë të skuadrës nga Gjilani, ka firmosur gjithashtu për dy vite. Kështu, Drita e sezonit të ri ka nisur të ndërtohet dhe hapat e parë janë pozitivë. /abcnews.al