Eridon Qardaku ka dalë pozitiv në testin e parë për COVID-19 dhe pret të kryejë edhe testin tjetër. Shkodrani shpreson që të ketë qenë e gabuar përgjigja e testit të parë, sikurse edhe pretendohet në klubin ballshiot.
Gjithsesi, një ditë më parë, të gjithë lojtarët dhe stafi, sikurse edhe punëtorët e hotelit ku ata qëndrojnë në Ballsh, kanë bërë tamponët. Vetë Bylisi njofton se përgjigjet e të gjithëve kanë dalë negative dhe po mendojnë për ndeshjen me Tiranën.
“Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative! Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”, njofton klubi i Bylisit, ndërkohë që përballja me bardheblutë është programuar të zhvillohet prej orës 17:00. /abcnews.al