Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës.
Kjo gjë sipas tij është e qartë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sa i përket dialogut unë nuk do të pajtohesha që dialogun e udhëheq presidenti dhe se në dialog sfidohet presidenti. Ne e kemi të qartë se dialogu mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ta bëjë qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërkaq presidentit i takon hisja e dialogu gjithashtu sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se qeveria drejton politikën e jashtme në konsultim me presidentin e vendit. Përgjegjësinë për dialogun edhe në programin qeverisës i cili është përgatit me partnerët e kësaj qeverie do ta merr qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi Mustafa.
Gjithahstu kryeministri i ardhshëm Hoti, është shprehur se është i gatshëm të udhëheqë dialogun./abcnews.al