Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Takimi ka zgjatur pesë orë në rezidencën e ambasadës amerikane.
Ndërkohë nga momenti në moment pritet që ambasadorja të japë një deklaratë për mediat.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, si dhe ambasadori britanik, Duncan Norman.
Pritet me interes deklarata e ambasadores, nëse palët do të kenë arritur marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Kujtojmë se palët shkelën afatin e 31 majit për të realizuar “Zgjedhoren”./abcnews.al