Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se “nuk do t’u fryjë flakëve të urrejtjes” nëse zgjidhet president, ndërsa do të përpiqet “të shërojë plagët racore që kanë pllakosur” Shtetet e Bashkuara.
Këtë deklaratë rivali i Donald Trump për postin e shefit të Shtëpisë së Bardhë e bëri në Filadelfia, ndërsa në SHBA kanë shpërthyer protestat për vrasjen e afro-amerikanit.
Po ashtu Biden ka dalë kundër Presidentit Trump për të nxjerrë ushtrinë në rrugë për të vënë situatën nën kontroll.
“Ai po përdor ushtrinë amerikane kundër popullit amerikan. Ai përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë dhe gjuajti me plumba gome. Për një foto”, ka shkruar Biden në Twitter. /abcnews.al