Humbën jetën në minierë, qeveria e Kosovës jep 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve

schedule19:12 - 2 Qershor, 2020

schedule 19:12 - 2 Qershor, 2020

Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën teksa punonin në minierën e Artanës.

Gjithashtu qeveria do të mundësojë shkollimin e fëmijëve që ndjekin akoma arsimin, ndërsa për djalin e madh të njërit prej viktimave do të mundësohet punësimi në minierë.

LEXO EDHE: Shembja në minierën e Artanës, zbulohet identiteti i dy punonjësve që humbën jetën

“Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin.

Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë. Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri.

 Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku” thuhet në komunikatën e qeverisë kosovare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!