Aneurizmi e mposht, ndahet nga jeta ish-futbollisti polak

schedule14:23 - 2 Qershor, 2020

schedule 14:23 - 2 Qershor, 2020

Piotr Rocki përfundoi në spital ditën e diel, për shkak të aneurizmit dhe ditën e djeshme ai e ka humbur betejën dhe është ndarë nga jeta. Ish-mesfushori ishte në gjendje kome dhe mediat në Poloni konfirmojnë vdekjen e tij, në moshën 46-vjeçare.

https://twitter.com/OnetSport/status/1267747922986143744?s=20

Ish-lojtari i Legia Warsaw ka luajtur me disa ekipe në Poloni, si Ruch Radzionkow, Gorbik Zabrze, Odra Wodzislaw Slaski, GKS Tychy dhe Kolejarz Stroze. Ai numëron 291 ndeshje, gjatë të cilave ai shënoi edhe 44 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!