Eksperti i çështjeve zgjedhore Arben Ristani në studion e “ABC News” ka komentuar debatin për kodin elektoral. Për ekspertin sistemi demokratik nuk është në rrugën e duhur.
“Duhet të dalim nga interesi për pushtet, duhen ndërtuar procese për të hyrë në rrugën e demokracisë”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës në studio Ristani tha për gazetaren Juli Xhokaxhi se duhet bërë një ndërhyrje edhe te ligji për organizimin e partive politike.
“Ndryshimi sistemit ka filluar të perceptohet nga shqiptarët si një mundësi direkte për tu përfaqësuar në Parlament. Mua më duket pak e ekzagjeruar që shpresat të varen te sistemi. Por meqë ka ndodhur dhe për këtë popullaritet që ka marrë duket se është i nevojshëm”, u shpreh ai.
Më tej Ristani u shpreh i keqardhur që ende ka njerëz që nuk janë ngopur nga paraja dhe pushteti për shkak të cilëve vendi ndodhet në situata të vështira./abcnews.al