Dyshohet për gabim mjekësor, studentja shqiptaro-greke humb jetën në spitalin e Athinës

schedule11:20 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:20 - 2 Qershor, 2020

Një 22-vjeçare shqiptaro-greke, ka humbur jetën si pasojë e një gabimi mjekësor në vendin fqinj.

Mediat vendase raportojnë se Aleksandra Bistolaki, e lindur në Korinth, humbi jetën 10 ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje rutinë. Studentja i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje rutinë për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Megjithatë, jo shumë kohë pas ndërhyrjes një klinikë private në qendër të Korinthit me reputacion jo të mirë, studentja nisi të ankohej se nuk po ndihej mirë.

E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, së bashku me të atin grek e dërguan më pas vajzën në spitalin e Athinës, Georgios Genimatas. Në këtë spital, pak orë pas ndërhyrjes, Aleksandra ra në koma.

Edhe pse ende nuk është zbardhur raportimi i mjekut ligjor, paraprakisht dyshohet që vajza të ketë humbur jetën si pasojë e mbidozës së anestezisë.

Ngjarja e rëndë ka marrë një reagim të madh ën të gjithë Greqinë ndërsa mijëra persona i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak për vajzën. Të gjithë e përshkruan Aleksandran si një vajzë, nxënëse dhe studente të mrekullueshme.

Për fat të keq, më 1 qershor, 22-vjeçarja e humbi betejën për jetën. /abcnews.al/