Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Mat. Rreth orës 09.30 në vendin e quajtur “Kumia e Tullave në Manxullë është rrëzuar nga ura një 25-vjeçare.
Njoftohet se 25 vjeçarja F.T. është rrëzuar aksidentalisht ndërsa hidhte plehrat. E reja është dërrguar për të marrë ndihmë mjekësore drejt Tiranës.
Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mat
Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalish nga ura duke hedhur plehrat.
E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/