Vettingu në Polici, KJV konfirmon në detyrë Drejtorin e Krimit Financiar, Lutfi Minxhozi

schedule09:48 - 2 Qershor, 2020

schedule 09:48 - 2 Qershor, 2020

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, Lutfi Minxhozin, Drejtor i Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Arben Cakën, Drejtori i SHÇBA-së në Tiranë.

Mësohet se ata kanë kaluar me sukses të tria shtyllat e vlerësimit: kontrollin e figurës; dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Më 26 maj u konfirmua në detyrë,  komandanti i Gardës, Gramoz Sako.

Më herët është konfirmuar në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago.

Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!