Del rezultati i autopsisë private, George Floyd vdiq nga asfiksia

schedule03:35 - 2 Qershor, 2020

schedule 03:35 - 2 Qershor, 2020

Avokati i familjes së George Floyd-it, Benjamin Crump, ka zbuluar se autopsia e kryer në mënyrë private nga falmiljarët e Floyd-it, doli në përfundimin se ai ka vdekur nga asfiksia që u shkaktua nga presioni i qëndrueshëm.

Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, të cilët kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit, thanë se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë  i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru. Mjekët shtuan se prangat dhe pozicionimi ishin kontribues sepse dëmtuan diafragmën.

Baden dhe Wilson pohojnë se në bazë të autopsisë, Floyd mund të ketë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rezultatet pohuan se gjithçka është në përputhje me atë që kanë parë njerëzit. Nuk ka asnjë çështje tjetër që mund të shkaktojë vdekjen e kësaj natyre”, u shpreh Baden.