Një protestues ka mbetur i vdekur pasi u qëllua nga oficerët e policisë gjatë protestave të dhunshme në Kentaki.
Shefi i Policisë së Kentakit Steve Conrad u justifikua duke thënë se oficerët qëlluan për t’u mbrojtur nga sulmet e protestuesve
Por mbetet e paqartë nëse personi që mbeti i vrarë ishte ai që qëlloi mbi policinë.
Protestat e dhunshme shpërthyen pas vdekjes së 46-vjecarit afro-amerikan, George Floyd në duart e policisë dhe tashmë kanë përfshirë të gjitha shtetet amerikane, duke shkaktuar trazira dhe përleshje me autoritetet./abcnews.al