Në studion e Abc News gazetari Artan Hoxha dha detaje për vrasjen e dyfishtë në Kurbin. Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika mbetën viktima të atentatit.
Gazetari thekson se kjo ngjarje është vazhdim i ngjarjeve të mëparshme. Po ashtu Hoxha tha se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.
Gazetari shprehet se nuk është hera e parë që përdoret kjo uniformë dhe se nuk kemi të bëjmë me vrasës amatorë.
LEXO EDHE: Hoxha: Në momentin e atentatit Paulin Gjergji kishte edhe fëmijët në makinë
“Ngjarja që ka ndodhur në Kurbin është e rëndë. Jo thjeshtë për bilancin, me dy viktima dhe një të plagosur, por për më tepër është një ngjarje me përmasa të frikshme për pasojat që sjell. Janë ngjarje me vazhdim dhe ky është problemi. Nuk është se ndodhi sot dhe mbaroi, o është vazhdimi i një seriali. Kjo është vazhdim i një historie dhe nuk është fundi. Pas kësaj ngjarje duhet të jemi vigjilentë.
Një nga personazhet, është biznesmen i njohur, Paulin Marku, se është dhenë me mbiemrin Gjergji. Përveç kësaj ka qenë një biznesmen që është marrë me ndërtim. Ka ndërtuar edhe në bllok. Pastaj u fuqizua dhe u bë pjesë edhe e lojrave të fatit. Kisha kohë që nuk e kisha hasur dhe u çudita kur ky ishte bërë pjesë e një atentati.
Aktualisht hetimin e ka marrë në dorë prokurori. Hetimi ka shumë pista. Ka dy elementë që janë problematikë dhe ngjall edhe vëmendjen, por që krijoi edhe problematikën për vijimësinë e kësaj ngjarje. Kemi një grup autorësh që veprojnë si komando. Nuk janë vrasës amatorë. Ne ende nuk kemi atë makinë e djegur që është djegur. Fakti që ky grup ka hyrë në ngjarje më këtë lloj organizmi, nuk është hera e parë që përdoret veshja e forcave speciale”, tha gazetari. /abcnews.al