Një makinë që drejtohej nga Y.E., ka marrë flakë në ecje rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në zonën e Saukut.
Policia njofton se flakët kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al