Policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptare italiane të prostitucionit, që ushtrohej në një klub nate në Brianza.
Mediat italiane bëjnë me dije se karabinierët kanë nisur të hetojnë rastin, pasi morë n një telefonatë , ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhunuar e shfrytëzohej seksualisht nga disa meshkuj.
Forcat policore italiane arritën të arrestojnë burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Leço dhe Alessandria. Në kuadëqr të këtij operacioni janë arrestuar 7 persona mes të cilëve 6 janë lënë në burg dhe një në arrest arrest shtëpie.
Gruaja e re ka thënë përpara policëve se ishte rrahur dhe shfrytë zuar seksualisht. Shumica e vajzave të trafikuara ishin nga vendet e Europës Lindore, ndërsa nuk mungonin edhe vajzat e reja italiane./abcnews.al