SPAK nisi hetimet, përcaktohet trupa për dosjen e Luan Dacit në Apel

schedule14:13 - 1 Qershor, 2020

schedule 14:13 - 1 Qershor, 2020

Është zgjedhur trupi gjykues për shqyrtimin e dosjes së Luan Dacit në Apel.

Pas ankimit që Luan Daci bëri në Apelin e Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin është zgjedhur me short trupa me tre gjyqtarët.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci, trupi gjykues që do të vendosë në datën 5 qershor ora 14.30, përbëhet nga; Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara.

Daci u pezullua si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kërkesë të SPAK, pasi akuzohet për falsifikim dhe mashtrim me dokumentet për kandidimin për t’u bërë gjyqtar kolegji.

Pas pezullimit, ai e ankimoi vendimin ndërsa tani pritet vendimi i gjykatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!