Jadon Sancho e nisi titullar takimin kundër Paderborn në transfertë, pas dy sfidave të para në stol. Ylli anglez menjëherë tregoi të gjitha aftësitë e tij, duke shënuar një tripletë historike.
Tripleta e parë në karrierën e 20 vjeçarit, i cili arriti në kuotën e 30 golave në total në Bundesliga. Kështu, numri 7 i Borussia Dortmund u bë lojtari më i ri në historinë e Bundesligës gjermane që arrin në kuotën e 30 golave.
Sancho megjithatë, pritet të largohet nga verdhezinjtë në merkaton e ardhshme, pasi shumë klube “big” janë vënë pas tij, me Manchester United që po konsiderohet ekipi favorit./abcnews.al
⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️
Youngest player in Bundesliga history to reach 30 goals ??? pic.twitter.com/aqOWxxpClP
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 31, 2020