Dorian Tahirllari ka humbur ndeshjen më të madhe, atë me jetën. Ish-lojtari i moshave të Skënderbeut, prej disa kohësh ishte diagnostikuar me tumor malinj dhe shpesh ai dhe familjarët e tij kërkuan ndihmë që i riu të vijonte me terapitë.
Tahirllari pati bërë edhe një ndërhyrje, por tumori iu shfaq sërish dhe së fundmi sëmundja përparoi dhe në orët e para të ditës së sotme mësohet se ka humbur jetën. Më parë edhe klubi i Skënderbeut ishte munduar ta ndihmonte, por fundi ka qenë i trishtë.
Tahirllari arriti të luante me Skënderbeun U17 dhe ëndrra e tij e madhe ishte të aktivizohej me ekipin e parë. Atë ai nuk e realizoi kurrë, duke ikur e lënë të pikëlluar miqtë, familjarët dhe shumë njerëz të tjerë që u njohën me historinë e tij. /abcnews.al