Protesta në Indianapolis: Të shtëna gjatë mesnatës, një person humb jetën

schedule08:39 - 31 Maj, 2020

schedule 08:39 - 31 Maj, 2020

Një person është qëlluar për vdekje dhe të paktën dy të tjerë janë plagosur ndërsa protestat në Indianapolis vazhduan edhe të shtunën mbrëma. Autoritetet në vend kanë deklaruar se po investigojnë “për disa të shtëna” duke përfshirë edhe një rast që la një person të vdekur.

Shefi i Policisë Metropolitane në Indianapolis, Randal Taylor konfirmoi se ka pasur të shtëna natën vonë gjatë trazirave, por nuk ka dhënë në më shumë detaje. Ai foli për mediat shumë pak pas mesnate duke thënë se situata tashmë ka shkruar shumë larg.

Taylor deklaroi: “Indianapolis, ne nuk jemi të tillë. Qendra nuk është më një vend i sigurt në këtë kohë. Banorët që nuk jetojnë në zonën e qendrës po kërkojnë që të evakuohet zona.”

Kujtojmë këtu se protestat në Indianapolis nisën pasi një ish-oficer policie u bë shkak që një afro-amerikan me emrin George Floyd të humbte jetën. Në pamjet e publikuara gjerësisht në mediat sociale, duket ndërsa qëndron i shtrirë në tokë dhe oficeri i policisë i mbante gjurin në grykë. /abcnews.al/