Merkel refuzon ftesën e Trumpit për Samitin e G7-ës në Uashington

schedule16:00 - 30 Maj, 2020

schedule 16:00 - 30 Maj, 2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), në Shtetet e Bashkuara.

Mediat bëjn ëme dije se zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, është shprehur se kancelaria duke marrë parasysh situatën e pandemisë nga koronavirusi në të gjithë botën nuk e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Samitin e G7-ës.

Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë”, ka thënë Seibert.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 26 maj se Trump beson se nuk mund të ketë “shembull më të mirë të rihapjes” së ekonomisë, pas izolimit të shkaktuar nga koronavirusi, sesa mbajtja e Samitit G7, në Shtetet e Bashkuara, në fund të muajit qershor.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 5.9 milionë persona janë infektuar me koronavirus, prej tyre mbi 360,000 kanë vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!