Kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter një foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me qytetarë dhe përfaqësues biznesesh në Durrës.
Në foto duket një numër i madh qytetarësh pa distancë dhe masa mbrojtëse.
“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!”, shkruan Rama.
Bashë është gjobitur dy herë, si dhe i është hequr patenta për shkak të takimeve në Durrës dhe grumbullimit te protesta për Teatrin në kohë pandemie./abcnews.al
TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI! pic.twitter.com/Z5IgHIo2o9
— Edi Rama (@ediramaal) May 30, 2020