Genc Sejko është një shqiptar që jeton në Londër, profili në Facebook i të cilit është bërë ndër më të ndjekurit mes shqipfolësve, falë mesazheve të goditura, kryesisht politike, që ai përcjell.
Si përgjigje ndaj atyre që konsiderohen gjerësisht si skandale të vazhdueshme edhe ditën e sotme, Sejko përmes një postimi ka reaguar për deklaraten e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu në komisionin e sigurisë.
Mes ironisë Sejko shkruan:
“Nese vertetohet qe video e mamase se djalit te dhunuar eshte bere gjate gjirimit te ketij filmi atehere Ardi Veliu duhet te japi doreheqjen. Ne fakt Ardi duhet ta japi edhe nese nuk vertetohet. Por nuk i kemi arritur akoma ato standarde”.
Më pas në një postim tjetër aktivisti Sejko i ka lindur ideja të bëjë edhe “meme” për këtë rast duke iu referuar vetëdorëzimit të Kelmend Balilit, i cili u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës me makinën e Drejtorit Veliu.
Sejko ka ironizuar gjithashtu edhe “deputetet nëna”, siç i quan ai, të cilat nuk patën asnjë reagim për këtë deklaratë të Ardi Veliut.
]
Ndërsa në një foto të kapur nga celulari i Ardi Veliut, në momentin që tregonte videon e të ëmës së të miturit, shihen fotot e të arrestuarve, për të cilët Sejko ka ironizuar Veliun:
“Zoti Veliu! Pa dashur te dal nga konteksti. C’pune kane fotot e te arrestuarve ne telefonin tend?”
Me tej Sejko ka vazhduar meme’ të tjera për Drejtorin e Përgjithshëm të policisë.
/abcnews.al