Kushtetuesja në Kosovë i jep të drejtë Thaçit, Ngjela: Gjyqtarët u sollën si fatorino treni

schedule19:48 - 29 Maj, 2020

schedule 19:48 - 29 Maj, 2020

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdulla Hotit për kryeministër.

Kështu, Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re.

Lidhur më këtë zhvillim të fundit nga Kosova ka reaguar avokati Spartak Ngjela.

Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela shkuan se gjyqtarët e Kushtetueses në Kosovë i dhanë të drejtë presidentit Thaçi me “logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni.”

Ngjela shkruan se Gjykata vendosi që Thaçi të dekretojë një kryeministër të tjetër, por ngrë pyetjen se ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në Kushtetutë? Sipas tij, kjo nuk mbështet në Kushtetutë dhe për këtë arsye “të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale.”

“Të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg,” shkruan më tej Ngjela.

Duke shtuar se vendimi zyrtar i Kushtetueses nuk ka dalë ende, avokati thekson se kjo u jep shpresë gjyqtarëve që “të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.”

Postimi i plotë:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i japin të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni. (!)

A të jetë e vërtetë?

Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon:

Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër.

Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër.

(Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua).

Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?

Jo, nuk mbështetet në kushtetutë.

Atëherë?

Atëherë, të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg.

Po, a ka dalë vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese?

Jo, nuk ka dalë ende.

Atëherë gjyqtarët paskan ende shpresë të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.

Të shohim vendimin, vërtet, me logjikën e fatorinos së trenit është? …