Një iranian tundon Milanin. Kuqezinjtë po kërkojnë prej kohësh një sulmues dhe ideja e fundit vjen nga kampionati rus. Calciomercato raporton se klubi i njohur ka hyrë në garë për Sardar Azmoun, sulmuesin e Zeniti për të cilin interesohet edhe Napoli.
25-vjeçari aktivizohet në të gjithë pozicionet e repartit ofensiv dhe numëron 26 gola + 10 asiste në dy sezonet e fundit me skuadrën nga Petersburgu, që kërkon minimalisht 30 milion euro për ta lënë të lirë.
Azmoun ka statistika fantastike dhe me kombëtaren e tij. Ai është aktivizuar 46 herë me Iranin dhe ka realizuar 31 gola. Milani e pëlqen dhe po përgatit një ofertë për Zenitin. /abcnews.al