Raketa nga Jemeni vret 1 person e plagos 2 të tjerë në Riad

schedule11:27 - 26 Mars, 2018

schedule 11:27 - 26 Mars, 2018

Rriten përsëri tensionet në gadishullin arabik. Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në Riad nga një raketë balistike, e cila ishte nisur nga rebelët Houthi në Jemen. Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite gjendet në një situatë të tillë. Edhe më herët janë regjistruar lëshime raketash nga Jemeni, por që në asnjë rast nuk ka pasur viktima apo të plagosur.

“Ky veprim agresiv dhe armiqësor nga rebelët e mbështetur nga Irani, tregon që regjimi Iranian vazhdon të mbështesë ushtarakisht këtë grupim të armatosur”, thotë një zyrtar i Arabisë Saudite.

Ndërkohë, veprimi i rebelëve të Jemenit vjen si kundërpërgjigje për ofensivën me bombardime ajrore të Riadit. Arabia Saudite ka krijuar një koalicion për pastrimin e Jemenit nga militantët Huthi./abcnews.al