Babai i Meyer e tepron: Po shëtis me “Lambon” e një klubi të falimentuar

schedule12:40 - 29 Maj, 2020

schedule 12:40 - 29 Maj, 2020

Max Meyer, një lojtar prej të cilit pritej shumë, tani luan në Premier League me Crystal Palace. Mesfushori, kampion Europe me Gjermaninë U21 në vitin 2017, ishte pjesë e Schalke 04 në Gjermani dhe ka provuar të luajë edhe me kombëtaren e madhe.

Gjithsesi kurrë nuk ia doli të shkëlqente dhe u largua me parametra zero nga Bundesliga. Ndarja nuk ishte e mirë, ndaj edhe babai i tij, Achim Meyer, e ka ngacmuar klubin gjerman përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk mund te shkojë më mirë! Përmes qytetit të harruar, Gelsenkirchen, drejt konsulentit të taksave. Është bukur të shëtisësh me një Lambo të paguar nga klubi i falimentuar. E mrekullueshme”, thotë Meyer në videon e publikuar.

Max, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur në të shkuarën, nuk pajtohet me fjalët e të atit: “Jam shumë i shokuar nga ajo video. Nuk përshtatet me këtë kohë, nuk përshtatet me këtë botë, nuk përshtatet në asnjë kohë. Unë vetëm e falënderoj Schalke shumë dhe distancohem nga natyra dhe përmbajtja e asaj video”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!