Numri i viktimave në Moskë gjatë muajit prill është dyfish më i lartë seç ishte raportuar.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë autoritetet ruse.
Departamenti i shëndetit të qytetit ka deklaruar se 1.561 njerëz humbën jetën nga koronavirusi- jo 639 siç u raportua fillimisht.
Rusia ka konfirmuar 380,000 raste me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas SHBA dhe Brazilit.
Përkundër kësaj, numri zyrtar i vdekjeve zyrtare në Rusi është 4,142./abcnews.al