Serie A do të rifillojë dhe tashmë ka një datë. Në Itali gjithçka nis me Kupën, teksa më 13 dhe 14 qershor do të luhen gjysmëfinalet, Milan-Juventus dhe Inter-Napoli. Finalja luhet më 17 qershor dhe më pas kampioni nis më 20 qershor.
Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, pas takimit që u zhvillua mes qeverisë dhe drejtuesit e futbollit, u shpreh: “Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani Italia po rinis jetën normalë dhe futbolli ka të drejtën të rifillojë. Në rast se një lojtar do të dalë pozitiv, atëherë i gjithë ekipi duhet të futet në karantinë”.
“FIGC ka siguruar që në rast pezullimi të kampionateve ka edhe një plan B, play-off e play-out, ose edhe një plan C që fotografon renditjen në momentin e ndërprerjes. Tani mund të themi se kampionati do të rifillojë më 20 qershor. Shpresoj nga 13 qershori, deri më 20 qershor, të mbyllet Kupa e Italisë, pasi ky do të ishte një mesazh për gjithë kombin”, tha Spadafora. /abcnews.al