Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses në Kosovë, pritet vendimi për dekretin e Thaçit

schedule16:51 - 28 Maj, 2020

schedule 16:51 - 28 Maj, 2020

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë janë mbledhur ditën e sotme për të marrë një vendim final për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Një ditë para se të përfundojë masa pezulluese për dekretin e Thaçit, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të marrë vendimin përfundimtar në lidhje më këtë çështje.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje do të dalë në sheshet e Prishtinës nga ora 17:00 kundër zhvillimeve politike.

Kujtojmë këtu se Gjykata Kushtetuese më 1 maj pezulloi dekretin e Thaçit që i jepte të drejtë LDK-së të formonte qeverinë e re me Avdullah Hotin në krye. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!